Zvicra e ka nisur mjaftë mirë Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku në dy ndeshjet e para ka marrë katër pikë.
Helvetikët me një këmbë kanë kaluar nga Grupi A, derisa të dielën në mbrëmje takohen me Gjermaninë në ndeshjen kryesore.
Zvicra kërkon fitore për të dalë e para nga Grupi A, derisa gjermanët për ta ruajtur pozitën e parë do t’iu mjaftonte edhe një barazim.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për këtë sfidë duke i paralajmëruar gjermanët se duan fitoren.
Mesfushori kosovar i Kombëtares zvicerane ka thënë se e respektojnë Gjermaninë, po jo aq shumë siç beri Skocia në ndeshjen hapëse të Euro 2024.
“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë”.
“Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen”.
“Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”, u shpreh Xhaka. /Telegrafi/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...