Mesfushori i Arsenal-it, Granit Xhaka ka pranuar se largimi i bashkëlojtarit Pierre-Emerick Aubameyang do jetë humbje e madhe.
Gabonezit i kanë mbetur vetëm 12 muaj kontratë me “Topçinjtë” dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën, transmeton portali arbresh.info.
Kosovari e ka paralajmëruar gjigantin anglez që të mos e humbë Aubameyang, i cili do jetë humbje mjaftë e madhe për klubin.
“Nëse ajo ndodh, sigurisht që do jetë humbje e madhe për skuadrën dhe klubin”.
“Auba gjithmonë është i rrezikshëm dhe i gatshëm për të shënuar. Ai është gjithmonë pozitiv, optimist, ndihmues dhe shumë profesional”, deklaroi ai.
Interesim tejet të madh për Aubameyang është duke shprehur Real Madrid dhe Inter./arbresh.info.
Mourinho nuk i ndal akuzat për futbollin turk: Historia e di...
KPM takoi ekipin e misionit vëzhgues të BE-së për Zgjedhjet ...
Maqedonci: Takime në SHBA për fuqizimin e mbrojtjes mes dy v...
Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahaj...
Balluku: Janë riparuar 90% e defekteve, rikthimi i energjisë...
Abdixhiku nesër prezanton projektet e tij për Prishtinën në ...