Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ka fituar çmimin “Lojtari më i vlefshëm i vitit në Zvicër” për vitin 2024.
Kapiteni i helvetëve pati një vit të jashtëazakonshëm duke fituar trofe me skuadrën e tij dhe suksese të jashtëzakonshme me Zvicrën, shkruan Arbresh.info.
Xhala u deklarua pas kwtij çmimi duke thwnw se nuk wshtw fans i madh i fitimeve individuale.
“Për të qenë i sinqertë nuk jam fans i madh i një çmimi individual. Sepse siç e thashë: suksesi nuk është i mundur vetëm. Duhet skuadra, të duhet trajneri dhe stafi. Viti i kaluar ishte i paharrushëm. Për mua, për klubin dhe për gjithë”.
Ky çmim iu dha Xhakës nga “Sports Awards”, kurse në garë ishte me Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Walti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll)./Arbresh.info
Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime
Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndër...
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim