Google ADS

Xhaka: Nuk dorëzohemi kurrë, ne jemi Arsenali

20:15 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

.Arsenali nesër nuk do ta ketë lehtë aspak.

Topçinjtë nesër do të takohet me Manchester City në kuadër të Premierligës, shkruan arbresh.info.

Mesfushori ziveran me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ka deklaruar se nuk do të dorëzohen asnjëherë.

“Asnjëherë mos heq dorë, gjithmonë vazhdoni të luftoni. Le ta bëjmë atë nesër. Ne jemi Arsenali”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Xhaka.

Theksojmë se gjatë fundjavës në finale e Carabao Cup triumfoi skuadrat e Cityt me rezultat 3-0.

Arsenal zë pozitën e gjashtë me 45 pikë ndërsa të besuarit e Pep Guardiolës janë lider të renditjes tabelore me 72 pikë.

Ndryshe, Xhaka deri më tani ka pasur 58 paraqitje për Gunners dhe ka shënuar tre gola. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme