Krisja mes Gianni De Biasit dhe Taulant Xhakës duket se nuk do të ketë përmirësim.
Nëse koha tregoi që “përplasja” me Kaçen u rikuperua në kohë dhe trajneri e riktheu si kuqezi në skuadrën përfaqësuese, për Taulant Xhakën duket krejtësisht tjetër situatë.
Edhe dje, gjatë konferencës për shtyp, trajneri ka komentuar rastin e mesfushorit të Bazelit si një vetë përjashtim dhe si një mos rikthim pas të lojtarit për vendimin e ndërmarrë nga ai gjatë grumbullimit në Itali. Mirëpo, nga ana tjetër, lojtari e gjykon krejtësisht ndryshe situatën.
Xhaka tregon se nuk mendon që ka shumë për të bërë nga ana e tij dhe as që ka ndonjë arsye për të kërkuar ndjesë.
I pyetur për deklaratën e trajnerit, i cili u shpreh ndër të tjera se Xhaka nuk ka bërë asgjë për t’u rikthyer, Xhaka tha: “Janë vetëm fjalë të tij. Nuk kam çfarë të them më shumë rreth tyre”, tregon fillimisht lojtari. Ndërkohë, Taulant Xhaka komenton edhe për analogjinë me rastin “Kaçe”.
“Nuk kam asnjë arsye pse të kërkoj ndjesë”, ka deklaruar për “Panorama Sport” mesfushori që u shpall kampion i dyfishtë me Baselin.
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...