Granit Xhaka është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit”.
Futbollisti kosovar bëri paraqitje të shkëlqyeshme gjatë muajit tetor, ndërsa shënoi edhe në duel me Tottrenhamin në derbin londinez.
Ai më pas shënoi edhe kundër Southamptonit, për ta vazhduar formën solide.
Graniti e sheh veten në konkurrencë me treshen e Neëcastle United, Miguel Almiron, Bruno Gumaraes e Kieran Trippier, me yjet e Manchester Cityt, Erling Haaland e Kevn de Bruyne, portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe me Leandro Trossard nga Brighton & Hove Albion.
Xhaka ishte zgjedhur lojtari i muajit shtator tek Arsenali pas një tjetër muaji që e kishte të shkëlqyeshëm.
“Topçinjtë” i kanë ftuar tifozët që ta votojnë sa më shumë yllin kosovar, i cili po e drejton këtë ekip drejt titullit të shumëpritur të kampionit në Angli./GE/
Hamza: Gratë duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës,...
Lumbardh Salihu, fitues i “Big Brother”, bëhet pjesë e LDK-s...
Dhjetëra punëtorë protestojnë para zyrës së KEK-ut, kërkojnë...
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Kosovë nesër lan...
Për të dytën ditë me radhë, Turqia sulmon kurdët në Siri dhe...
Putin do të takohet me shefin e OKB-së në samitin e BRICS-it