Xhaka: Ne tashmë jemi paralajmëruar mirë nga CSKA

17:22 | 5 Prill 2018
Arbresh Info

Shumë pak besuan që CSKA Moscow do të kualifikohej në çerekfinale të UEFA Evropa Ligës kur ata mposhtën 1 me 0 nga Lyoni në shtëpi.

Por, paraqitja e tyre impresive në Francë që përfundoi me rezultat 3 me 2 i siguroi atyre një vend në tetë skuadrat e fundit, transmeton portali arbresh.info. Skuadra ruse udhëtoi në Emirates për të zhvilluar ndeshjen mbrëmjen e sotme (e enjte), por Granit Xhaka thotë se “Topçinjtë” duhet ta shohin performancën e atyre kundër Lyonit si një paralajmërim.

“Do preferoja që ndeshjen e parë ta kishin larg nga shtëpia, por fatmirësisht ne mund të bëjmë në hap të madh drejtë kualifikimit në Emirates”, ka thënë mesfushori për faqen zyrtare të klubit.

“Ne jemi duke kërkuar të vazhdojmë përpara dhe e dimë se do të jetë vështirë sepse CSKA shfaqi shumë karakterin e tyre duke mposhtur Lyonin në raundin e fundit. Ata fituan 3 me 2 si mysafirë larg shtëpisë dhe ky është një paralajmërim i mirë për ne. Ne kemi nevojë për të vazhduar që të jemi të fokusuar tutje”

“Unë mendoj se ne kemi shfaqur karakter [në shtëpi ndaj Milanit në raundin e fundit], veçanërisht kur ishin në disavantazh për 1 me 0. Ju mund ta kuptoni që besimi jonë është rikthyer, veçanërisht pasi ne fituam gjithashtu dy ndeshjet e kaluara. Ne jemi të lumtur që kemi vazhduar tutje”

Xhaka realizoi një supergol nga distanca në ndeshjen e fundit kundër “Rossonerëve”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme