Mesfushori kryesor i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, po përpiqet të rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës përpara rifillimit të Bundesligës të premten kundër Borussia Dortmund.
Trajneri Xabi Alonso është optimist se lojtari zviceran mund të jetë gati për ndeshjen.
Me përvojën dhe ndikimin e tij të madh në mesfushë, Xhaka është një lojtar kyç për Leverkusen, të cilët aktualisht ndodhen në vendin e dytë, katër pikë pas Bayernit të Mynihut.
Xhaka, i cili pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes këtë javë, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë të tjerë në Bundesligë këtë sezon. Liga rifillon pas një pauze dimërore prej tre javësh.
“Do të stërvitemi pak nesër dhe do të vendosim. Na duhet edhe pak kohë”, tha Alonso në një konferencë për shtyp.
“Ai e lëndoi kyçin paksa, por ka ende shpresë. Kanë mbetur më shumë se 24 orë deri te ndeshja, ka ende kohë. Duhet të presim. Nuk është diçka serioze, por duhet të shohim nesër nëse mund të jetë me ne.”
Alonso shtoi se Xhaka nuk e përfundoi të gjithë seancën stërvitore të enjten.
Leverkusen e mbylli vitin 2024 me një seri prej pesë fitoreve radhazi në ligë dhe synon të fillojë vitin e ri me një tjetër fitore, edhe pse Dortmund nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi këtë sezon.
“Kur luajnë në shtëpi janë shumë të fortë, luajnë me shumë cilësi. Do të na duhet loja jonë më e mirë, mentalitet i fortë dhe stabilitet. Duhet një paraqitje perfekte nga ne”, tha Alonso.
“Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur dhe presim një ndeshje të nivelit të lartë kundër një kundërshtari të fortë,” shtoi ai.
Dortmundi është në vendin e gjashtë me 25 pikë, shtatë pikë pas Leverkusenit.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...