Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se Granit Xhaka vazhdon të jetë në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Premier League.
Xhaka mungoi edhe në ndeshjen e kaluar për shkak të gripit.
“Graniti ka qenë jashtë, shpresoj se ai do të jetë në gjendje të stërvitet sot. Ai është ende në dyshim”, deklaroi Arteta.
Arteta konfirmoi se Arsenali do të jetë edhe një herë pa qendërmbrojtësin William Saliba për ndeshjen për shkak të problemit të tij të vazhdueshëm të shpinës.
“Nuk ka pasur një përmirësim të vërtetë për fat të keq tek ai [Saliba]”, tha spanjolli.
“Pra, ne jemi ende në pritje. Ne jemi ende me shpresë, por ka kaluar një javë tjetër dhe ai nuk ka mundur të stërvitet. Ne po përgatitemi për këtë lojë pa të. Ne duhet të shkojmë javë pas jave për momentin”, u shpreh tutje ai./klankosova
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...