Granit Xhaka është treguar i madh me rastin e Sinan Bytyqit, teksa i ka dal në krah pas pensionimit të detyruar të tij shkaku i sëmundjes.
Futbollisti nga Kosova, Sinan Bytyqi është detyruar ta lë futbollin pa dëshirën e tij në moshën më të mirë, atë 22-vjeçare.
Djaloshi 22-vjeçar u detyrua të ndalet së luajturi futboll pasi kishte mësuar se kishte një problem në zemrën e tij.
Bytyqi kishte kardiomyapti në zemër që do të thotë se një muskul i zemrës ishte zgjeruar duke krijuar dëmtime funksionale të zemrës.
Kështu, karriera e tij e cila mendohej të ishte e madhe pasi Bytyqi ishte akademi e Manchester Cityt dhe disa herë u huazua në Holandë u ndal në gjysmë.
Megjithatë, në përkrahje të tij dhe duke e bashkë-ndje dhimbjen me të ka dal futbollisti tjetër me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, shkruan Telegrafi.
Postimi i Xhakës me mesazhin prekës për Bytyqin (Granit Xhaka/InstaStory)
Mesfushori i Arsenalit ka postuar një fotografi të tij në rrjetet sociale, ku i ka kushtuar një mesazh prekës, teksa i ka thënë të bëhet i fortë.
“Është për të ardhur keq që në moshë kaq të re ta lësh futbollin pa dëshirën tënde, por shëndeti është në radhë të parë. Bëhu i fortë vëlla”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. /Telegrafi
Tetë nga 11 lojtarët e Barçës ndaj Bayernit ishin pjesë e La...
Në mungesë të kuorumit s’votohet rezoluta e opozitës për KEK...
BIK-u dënon sulmin terrorist në Ankara
FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina
Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale në kuadër të Muajit N...
Të paktën 17 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë