Llogarinë e golave e hapi sulmuesi, Haris Seferovic në minutën e 6’të të takimit.
Golin e dytë për zviceranët e shënoi shqiptari, Xherdan Shaqiri, pas një goditje të bukur teknike në minutën e 26’të të takimit.
Në pjesën e dytë të parët shënuan turqit.
Kahveci iu kundërpërgjigj Shaqirit duke realizuar një gol të bukur nga distanca në minutën e 62’të të takimit.
Shaqiri shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Zvicrën në minutën e 68’të të takimit.
Pas ndeshjes ka folur ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka.
Ai tha se Zvicra e meritoi fitoren dhe se tani do të presin ndeshjet e tjera për të shpresuar në kualifikim në fazën tjetër.
“Ne luajtëm një lojë të mirë, ishte një paraqitje e shkëlqyeshme. Ne e merituam fitoren. Tani duhet të presim, të kualifikohemi. Do shohim se çka do ndodh me ndeshjet e tjera”, tha Xhaka./blic/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...