Granit Xhaka thuhet se është gjithnjë e më afër një largimi nga Arsenali, me Bayer Leverkusen të përgatitur të paguajë shumë më shumë për mesfushorin.
Football.London raporton se reprezentuesi zviceran po i afrohet një transferimi prej 21.5 milionë funte, që është një shifër dukshëm më e lartë se 13 milionë që u raportua fillimisht.
30-vjeçari, i cili iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016, tani është i vendosur të vulosë një rikthim në ligën gjermane pas sezonit të tij më të mirë në “Emirates Stadium”.
Ai këtë stinor kontribuoi me shtatë gola në Premier League dhe shtatë asistime nga mesfusha, duke ndihmuar skuadrën e Mikel Artetës të përfundojë e dyta.
Ardhja e pritshme e Declan Rice për 105 milion do të ndihmojë Arsenalin të zëvendësojë Xhakën, me “Topçinjtë” që janë të lidhur gjithashtu me Romeo Lavia dhe Moises Caicedo për sa i përket mesfushës.
Ata janë gjithashtu në prag të nënshkrimit të mbrojtësit të gjithanshëm të Ajax, Jurrien Timber./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...