Google ADS

Xhaka luan kundër Asllanit në Kupën e Gjermanisë

17:36 | 29 Tetor 2024
D.H

Leverkuseni luan ndeshjen e raundit të 1/16 së finales në Kupën e Gjermanisë kundër Elversbergut.

Një përballje kjo ku do t’i ndesh direkt dy shqiptarë, Granit Xhakën dhe Fisnik Asllanin, shkruan Arbresh.info.

Mesfushori i Zvicrës i cili luan në Leverkusen do të ketë përball sulmuesin e kombëtares shqiptare, Fisnik Asllanin.

Të dy ndeshjen e nisin nga minuta e parë, teksa takimi fillon nga ora 18:00.

Asllani po kalon në formë të mirë këtë sezon ku ka realizuar gjashtë gola e tri asistime në 11 ndeshjet e para të këtij sezonin me Elversbergun./Arbresh.info

 

 

Të ngjashme