Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka zbuluar që Alexis Sanchez është një shembull në Arsenal.
Reprezentuesi kilian ka shkëlqyer këtë sezon tek skuadra e trajnerit Arsene Wenger duke shënuar 19 gola brenda 32 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi ka bërë gjithashtu 16 asistime, dy herë më shumë se secili lojtarë në Arsenal.
“Mendoj dhe dua ta them që Alexis është një shembull i madh”, tha Xhaka për faqen zyrtare të klubit. “Arsyeja kryesore është sepse ai gjithmonë jep më të mirën gjatë stërvitjeve dhe në ndeshje”
Lexo më shumë: Sonte dy super ndeshje në Ligë të Kampionëve
“Mendoj se qëndrimi i tillë dhe forma e tij është diçka që lojtarët e rinj mund të mësojnë shumë”
Xhaka mund të rikthehet nga suspendimi për Arsenalin në ndeshjen në Ligë të Kampionëve sonte kundër Bayern Munichut./arbresh.info
Tre të vrarë, 14 të plagosur në një sulm në kompaninë turke ...
Nesër seanca e jashtëzakonshme për skandalet në KEK
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...