Bayer Leverkuseni ka arritur të fitoj titullin e parë në histori, pas fitores me Werder Bremenin me rezultat 5-0.
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ishte pjesë e këtij suksesi i drejtuar nga Xabi Alonso, shkruan Arbresh.info.
Pas festës Xhaka në një intervistë tha se është ëndërr e bërë realitet dhe se ky titull është më i vecantë prej atyre që i ka fituar me Baselin.
“Kur e goditni topin për herë të parë, ju ëndërroni për momente si ky. Edhe kur isha adoleshent, njerëzit përcjellnin festën e titullit në Gjermani pasi ishin të veçanta. Është ëndërr e bërë realitet. Kam fituar tituj me Baselin, por të fitoj titull në një vend tjetër është më e veçantë. Është edhe më e veçantë që e fitova me një skuadër që nuk ishte asnjëherë kampione. Kemi bërë histori. Secili në këtë klub është legjendë. Nuk ka asgjë më të mirë se të festojmë së bashku”, ka thënë Xhaka.
Ai tutje ka folur edhe për tifozët e zjarrtë të Levrkusenit, ku theksoi se nuk po i gjente fjalët e duhura për të përshkruar ndjenjat e tij.
“Kemi pritur që tifozët të pushtojnë fushën. Fakti që ishin të durueshëm për kaq kohë të gjatë është e veçantë. Ka tifozë që kanë pritur që pritur 60 apo 70 vjet për këtë. Ishte synimi më i madh të fitojmë titullin. Në stadiumin tonë, thjeshtë duhej të bënim këtë. Është shumë e veçantë, nuk po gjej fjalët e duhura”, u shpreh Xhaka.
Kujtojmë se Xhaka ka qenë një lider i vërtetë i Leverkusenit këtë sezon./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit