Granit Xhaka insiston se është i lumtur në Arsenal dhe se do të ishte “krenar” për të marrë shiritin e kapitenit.
Mesfushori kosovar është pyetur nga Blick nëse shpreson për të marrë shiritin e kapitenit në rast se Laurent Koscielny largohet gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
“Shpresa për mua nuk është fjalë e duhur në këtë kontekst”, ka thënë fillimisht Xhaka.
“A do të isha shumë krenar të udhëheq këtë skuadër si kapiten? Padyshim. Por, unë përpiqem edhe pa pasur shiritin e kapitenit për të qenë një lider dhe për të marrë përgjegjësi”
“Unë jam një lider në një nga top pesë skuadrat në ligën më të fort në botë. Ne e përfunduam sezonin vetëm dy pikë prapa pozitës së tretë, ne ishim në finale në Evropa Ligës dhe mund të kalonim në Ligë të Kampionëve me një fitore”
“E shoh vetën në klub në një mënyrë shumë të mirë dhe kam ende kontratë afatgjate”
“Aktualisht ndihem shumë mirë si në sport ashtu edhe në jetën private”, përfundon Xhaka./arbresh.info/
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...