Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj kritikave të ish-mbrojtësit të Manchester United, Gary Neville, për penalltinë e shkaktuar në derbin e Londrës para ndeshjeve të Kombëtareve.
Ish-kapiteni legjendar i Unitedit e quajti të turpshme penalltinë e shkaktuar nga futbollisti shqiptar i Zvicrës, e cila i kushtoi Arsenalit me barazim 2:2 ndaj rivalit Tottenham në Emirates.
Pas ndeshjes, Xhaka u kritikua shumë dhe u fajësua për dy pikët e humbura në shtëpi.
Duke iu përgjigjur kritikave të Neville në veçanti, Xhaka tha: “Kjo është pjesë e futbollit. Ka shumë njerëz që flasin shumë. Nuk mund ta ndryshoj asgjë dhe nuk dua ta bëj. Nuk është puna ime”.
“Puna ime është të punoj në fushë. E di që gabova me penalltinë”, shtoi ai.
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...