Zvicra arriti fitore të madhe në 1/8 e finales në Euro 2024, duke mposhtur Italinë me rezultat 2-0.
Padyshim që Granit Xhaka ka qenë një nga më të mirët në fushë, derisa ka folur për fitoren që arritën ndaj Italisë.
Mesfushori nga Kosova tha se ai dhe disa nga futbollistët e Zvicrës kanë shkuar në Euro 2024 pas një sezoni të madh dhe se janë të uritur për sukses.
“Unë urrej të humbasë, edhe në stërvitje nuk e pranoj humbjen. Unë dhe Akanji zhvilluam një sezon të madh, ashtu si edhe tre lojtarët që vijnë nga Bologna. Në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë bërë mirë këtë sezon dhe ne jemi të “uritur” për më shumë. Italinë nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje, ishte shumë në vështirësi”.
“Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh”, deklaroi Xhaka.
“Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz”, tha Xhaka.
Mesfushori i Leverkusen tha se ishte një hakmarrje ndaj Italisë, e cila tre vite më parë i kishte eliminuar me lehtësi.
“E kishim në mendje atë disfatë 3-0 ndaj Italisë para tre vitesh. Por, këtë herë treguam shumë shpirt skuadre dhe arritëm një objektiv që ishte mëse i merituar. Çdo fitore na shton më shumë besimin, ishim të disiplinuar taktikisht edhe me topin në zotërim, por edhe kur kundërshtari e kishte topin në kontroll”, u shpreh Xhaka. /Telegrafi/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...