Google ADS

Xhaka: Italia ishte më e mirë, tani fokusi tek Turqia

23:56 | 16 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes me Italinë.

Zvicra u mposht nga Italia në “Stadio Olimpico” në kuadër të Grupit A në “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Zviceranët tani gjendën në pozitën e tretë me një pikë. Ata në ndeshjen e radhës do të ndeshen me Turqinë.

Pas ndeshjes me Italinë, kapiteni zviceran, Granit Xhaka ka deklaruar se Italia ishte thjeshtë më e mirë në këtë takim, por ata do të fokusohen në ndeshjen me Turqinë.

“Italia ishte skuadër më e mirë, kundër tyre nuk keni mundësi të fitoni në rast se bëni gabime. Tani ne duhet të përqendrohemi për ndeshjen ndaj Turqisë”, tha Xhaka.

Të ngjashme