Xhaka ia dhuroi pikët maksimale bashkëlojtarit të tij për t’u shpallur më i miri në botë

12:11 | 18 Dhjetor 2024
D.H

Çmimet “The Best” të FIFA-s janë caktuar me votat e tifozëve, të përzgjedhësve e kapitenëve nga mbarë bota dhe nga gazetarët.

Të drejtë vote ka pasur edhe Granit Xhaka, si kapiten i Zvicrës, shkruan Arbresh.info.

Ai ka zgjedhur bashkëlojtarin e tij, Florian Wirtz që t’ia dhurojë pesë pikët, pra maksimumin që mund t’ia jap.

Ndërsa me tre pikë e ka vlerësuar Toni Kroosin, ndërsa një tjetër ia dhuroi Viniciusit, i cili në fund doli lojtari më i mirë.

Pesë pikë, Florian Wirtz i mori edhe nga trajneri i Zvicrës, Murat Yakin. Ceremonia e FIFA-s, “The Best”, u mbajt të martën mbrëma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme