Google ADS

Xhaka i prekur nga tërmeti: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë

23:54 | 27 Nëntor 2019
A. B.

Granit Xhaka vendosi që para shumë vitesh të vishte fanellën e Zvicrës dhe jo të Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka lidhje të fortë me vendin tonë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar pas tërmetit të fortë që tronditi Shqipërinë.

Në një postim në “Instagram”, Xhaka ka bërë apel për ndihmë. Ai shton se është rritur me dashuri për Shqipërinë dhe se prindërit e tij kanë bërë burg për këtë vend.

“Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”, shkruan Xhaka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme