Granit Xhaka i ka hedhur poshtë thashethemet në mediat zvicerane se bashkatdhetari i tij, Xherdan Shaqiri, e braktisi Kombëtaren e Zvicrës nga pakënaqësia se atij s’iu dha shiriti i kapitenit në vend të yllit të Arsenalit.
Gjatë ditëve të fundit, mediat zvicerane sugjeruan se vendimi i Xherdan Shaqirit për ta refuzuar Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Irlandës dhe Gjibraltarit nuk ka të bëjë me arsyetimin e tij se dëshiron të fokusohet në klubin e tij Liverpool, por është burim i pakënaqësinë së tij me vendimin e trajnerit Vladimir Petkovic për ta emëruar Granit Xhakën kapiten dhe jo atë.
Petkovic nuk e ka ftuar fare kapitenin Stephan Lichtsteiner, i cili s’po mendon të heqë dorë nga Kombëtarja përkundër moshës dhe rënies së formës, dhe në mungesë të tij e ka emëruar kapiten mesfushorin e Arsenalit, shqiptarin Granit Xhaka, shkruan Gazeta Express.
Shaqiri tronditi ditë më parë kur e njoftoi Federatën e Futbollit të Zvicrës së nuk do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar helvetik për dy ndeshjet e shtatorit, me arsyetimin se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij Liverpool.
Megjithatë, Xhaka i ka hedhur poshtë thashethemet se ka përçarje në rritje në kampin zviceran
“Unë mund vetëm të flas për atë sesa i rëndësishëm është ai për këtë ekip. Ai është lojtar i madh, me cilësi të mëdha. Ai mund të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe ne jemi shumë të zhgënjyer që ai nuk është këtu me ne”, tha Xhaka në një konferencë për media të mërkurën, në prag të ndeshjes së Zvicrës kundër Irlandës.
“Por ne kemi edhe futbollistë të tjerë, të cilët janë cilësorë, po ashtu. Nuk dua të flas për atë sesi ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur, sepse nuk i di arsyet e sakta, ama e di që për këto ndeshje e kemi humbur një lojtar të madh”, përfundoi ai. /Gazeta Express
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?