Danimarka e ka mposhtur 1-0 Zvicrën për t’i marrë pikët e plota, fitore që i rrit gjasat e Danimarkës për ta siguruar një vend në EURO 2020.
Granit Xhaka i shkoi shumë pranë golit për helvetikët në pjesën e parë të ndeshjes, duke goditur nga jashtë zonës së portierit, mirëpo Kasper Schmeichel iu përgjigj asaj supergoditjeje me një super pritje që më pas topi prek edhe shtyllën, për t’ia mohuar golin mesfushorit të Arsenalit.
Pas kësaj fitoreje në stadiumin “Telia Parken”, Danimarka e kryeson Grupin D, me 12 pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para, po aq sa Irlanda, ndërsa Zvicra radhitet e treta, me tetë pikë nga pesë ndeshjet e para.
Për këtë, Zvicrës i duhet patjetër fitorja të martën kundër Irlandës dhe Xhaka ka thënë se do të lënë edhe shpirtin në fushë.
“Morëm rezultat zhgënjyes mbrëmë në Danimarkë. Duhet të ngremë kokën lart dhe të luftojmë për ndeshjen e radhës të martën në Gjenevë kundër Irlandës. Faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen e mrekullueshme në Kopenhagë”, ka shkruar Xhaka në Facebook. /Gazeta Express/
Analistët: Ligji për agjentët e huaj kërcënim për demokracin...
Osmani organizoi Darkën e Lamës në SOS Fshatin e Fëmijëve
Vashat e Kosovës në hendboll arrijnë në rrethin e dytë të ku...
Xheneta e bën hapin e parë drejt Rezit, ky i fundit e puth
Von der Leyen: Mali i Zi ka bërë përparim në rrugën drejt BE...
Aksident me fatalitet në Shkodër, përplaset një këmbësor