Granit Xhaka ka arritur në Gjermani, ku pritet të kompletojë shumë shpejt transferimin në Bayer Leverkusen.
Ylli me prejardhje kosovare është fotografuar duke shkuar për t’i kryer vizitat mjekësore, njofton mediumi gjerman “SportBild”, përcjell arbresh.info.
Marrëveshja mes dy klubeve ishte arritur qysh në muajin maj, ndërsa palët pritën derisa “Topçinjtë” t’i siguronin shërbimet e Rice.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Arsenali do t’i fitojë 25 milionë euro nga shitja e kartonit të përfaqësuesit zviceran, i cili pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2028 me klubin nga Bundesliga. /arbresh.info
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve