Granit Xhaka është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Zvicër mbrëmë për të tretën herë.
Pasi fitoi këtë çmim ylli kosovar u shpreh shumë i lumtur që u nderua me këtë çmim, shkruan Arbresh.info.
“Jam mjaft i lumtur për çmimin. Ky nuk ishte viti im. Ishte viti i jonë, me pjesëmarrjen në Kampionat Evropian. Dua t’i falënderoj të gjithë përsëri, posaçërisht trajnerin Murat Yakin, i cili më ka mbështetur, në ushtrime dhe në aspektin privat”, deklaroi Xhaka përmes një video-xhirimi pasi s’mund të ishte prezent në këtë ceremoni.
Sukseset e Granitit ishin të mëdha në vitin që lamë pas duke fituar Bundesligën për herë të parë në histori të klubit.
Ai gjithashtu triumfoi edhe Kupën e Gjermanisë, ku në finale të këtij eventi ishte edhe protagonist duke shënuar një gol të bukur.
Përveçse në Gjermani, Xhaka arriti edhe në finalen e Ligës së Evropës aty ku u mposht nga Atalanta.
32-vjeçari udhëhoqi edhe kombëtaren e Zvicrës për në çerekfinale të Kampionatit Evropian që u mbajt në Gjermani./Arbresh.info
Kushtet klimatike, ambasada e Shqipërisë del me apel për qyt...
Real Madridi konfirmon lëndimin e Camavingas, francezi prite...
Policia në Podujevë arreston dy persona për bixhoz të paligj...
Hamza prezanton zotimet kryesore për një ekonomi më të zhvil...
Kurti bën homazhe tek shtatorja e Smajl Hajdarit në 23-vjeto...
20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen te tregu në Mit...