Ndeshja jubilare e Granit Xhakës me Arsenalin, nuk ishte me shumë fat.
Mesfushori kosovar të martën mbrëma e luajti ndeshjen e 200-të për skuadrën londineze.
“Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Të luaj 200 ndeshje për Arsenalin është diçka që më bën shumë krenar”, ka thënë Xhaka për sajtin e Arsenalit.
Arsenali pësoi 2:1 nga Wolves në kuadër të Premier Leagues. Xhaka e kompletoi ndeshjen dhe u ndëshkua me të verdhë.
Në 200 ndeshje në të gjitha garat, Xhaka ka 13 gola e 19 asistime.
Ai ka luajtur 140 ndeshje për Borussia Moenchengladbachun dhe 67 për Baselin.
Ndërkohë 28-vjeçari ka 85 paraqitje e 12 gola për Zvicrën. Është kapiten i përfaqësueses helvetike./Arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...