Mbrojtësi shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka ka falënderuar trajnerin dhe tifozët e skuadrës së tij zvicerane.
Pas fitores 3 me 0 ndaj St. Gallen si mysafirë në kuadër të xhiros së 26 në Super Ligën e Zvicrës, Xhaka ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të falënderuar trajnerin dhe ekipin e tij, shkruan portali arbresh.info.
“Një fitore që për mua do të thotë shumë. Dhashë si gjithmonë gjithçka në fushë për ekipin tim. Titulli kampion tashmë shumë më afër. Luaj që nga fillimi i sezonit 90 minuta, kam luajtur çdo ndeshje në Chamions Ligë dhe për këtë besim që më është dhënë falënderoj shumë trajnerin, tifozët e mrekullueshëm dhe ekipin tim FC Basel”, ka shkruar 26-vjeçari.
Ylli i Kombëtares Shqiptare nuk ka gjetur hapësirë së fundmi tek skuadra Gianni De Biasit, me të cilin madje ka prishur raportet./arbresh.info
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...