Xhaka e ndien Arsenalin shtëpi të veten, është krenar që qëndroi

11:07 | 24 Gusht 2021
A. B.

Granit Xhaka ka thënë se Arsenalin e ndien si shtëpinë e vet dhe se është shumë krenar që ka vendosur të qëndrojë në Emirates, pasi i vazhdoi marrëveshjen së fundmi.

Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës ishte buzë kalimit te Roma e Jose Mourinhos, por në fund vendosi të qëndrojë në Arsenal duke nënshkruar kontratë të re katërvjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale të martën, Xhaka shprehu krenarinë me qëndrimin në Emirates.

“Këtu ndihem në shtëpinë time. Jam vërtet krenar që do të vazhdoj të qëndroj në Arsenal”, shkroi Xhaka në Facebook.

Arsenali nuk e ka bërë ende zyrtare marrëveshjen e re me mesfushorin nga Kosova, por Xhaka e konfirmoi atë të hënën në një intervistë për uebsajtin e klubit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme