Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar se lojtarët e tij, përfshirë këtu Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafi, janë vazhdimisht në kontakt me psikologun e klubit gjatë kohës së vetizolimit.
Përhapja e koronavirusit ka bërë që pothuajse të gjitha kampionatet në botë të pezullohen dhe futbollistët të detyrohen të stërviten vetëm nëpër shtëpitë e tyre, pasi që ata janë udhëzuar të vetëizolohen dhe seancat stërvitore në klube janë anuluar, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk dihet se kur do të ketë mundësi të kthehet futbolli në fushën e blertë, mirëpo trajnerët tashmë e kanë shprehur shqetësimin e tyre se lojtarët nuk do të jetë në formë të mirë kur të rinisin kampionatet, për shkak të mungesës së stërvitjeve me skuadër.
Mirëpo, ish-psikologu i Manchester Unitedit, Bill Beswick, ka paralajmëruar se lojtarët mund të përjetojnë edhe përkeqësim të shëndetit mendor, e jo vetëm të formës fizike, shkaku i ndërprerjes së kampionateve. Për këtë arsye, Arteta ka zbuluar se lojtarët e tij janë në kontakt të vazhdueshëm me psikologun e klubit.
“Ne e kemi psikologun tonë që po kujdeset për lojtarët dhe është në komunikim të vazhdueshëm me ta”, ka thënë Arteta, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.
“Por, ne po marrin informata nga njerëz të ndryshëm dhe vazhdimisht po u dërgojmë atyre informata dhe video dhe po i mbajmë të zënë”.
“Dhe gjithashtu, ne po i mbajmë ata të afërt me punën e tij dhe të afërt me njerëzit që lidhen me punët e tyre, që jemi ne dhe stafi i trajnerët”.
“Kemi qenë duke i mbajtur disa biseda të këndshme. Kjo kohë më ka ndihmuar mua shumë t’i njohë lojtarët më mirë dhe jemi duke tentuar ta përmirësojmë marrëdhënien tonë, komunikimin dhe mirëkuptimin mes nesh”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...