Yjet kosovarë si Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do të luajnë së shpejti kundër gardianit të Kosovës, Aro Muricit.
Pas fitores mbrëmjen e kaluar 3 me 0 të Nottingham Forest, skuadrës së re të Aro Muricit, shorti në Carabao Cup për raundin e tretë ka vendosur ata përballë Arsenalit, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti londinez me dy futbollistët shqiptar si Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi në skuadër do të pres muajin e ardhshëm më 23 shtator në Emirates skuadrën nga Championship.
Padyshim se ndeshja do të ngjallë vëmendje të madhe tek tifozët shqiptarë për shkak se mund të shohin në fushë tre yjet tanë.
Por, mundësia që të tre të jenë të pranishëm në fushë është dukshëm e vogël meqenëse se e ardhmja e Shkodran Mustafi vazhdon të mbetet ende e paqartë dhe largimi i tij nga Premierë Liga mund të ndodhë para datës 2 shtator.
Nga ana tjetër, Aro Muriqi nuk është duke u shfrytëzuar rregullisht nga trajneri Sabri Lamouchi si pasojë e formës së tij jo stabile.
Nottingham Forest dhe Arsenali janë përballur në kuadër të FA Kupës në janar të vitit 2018 ku “Topçinjtë” ishin mposhtur 4 me 2 në City Ground./arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...