Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, ka deklaruar së dëshiron të ribashkohet me vëllain e vet, Granitin, në të ardhmen.
Ai ka thënë po ashtu se ëndrra e Granitit është të kthehet në Basel, skuadër në të cilën u zhvillua si lojtar, transmeton arbresh.info.
Taulanti, 26-vjeçar, ka luajtur kundër vëllait të vet më të vogël kur Baseli u takua me Arsenalin në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar, si dhe dy herë tjera në Euro 2016, me Xhakën e madh që e përfaqësoi Kombëtaren e Shqipërisë dhe Granitin atë të Zvicrës.
Duke folur ekskluzivisht për Goal.com, ylli i Baselit e ka pranuar se ambicie e tij është të luajë përkrah vëllait në mesfushë.
“I telefonoj Granitit katër herë në javë. Flasim për gjëra në përgjithësi, jo vetëm për futboll. Po ashtu, për shkak se ai po kalon nëpër një periudhë të vështirë me Arsenalin. Shkëmbejmë këshilla për ta përmirësuar veten. Ai më ndihmon mua dhe unë e ndihmoj atë”, ka thënë Taulanti.
Ai ka theksuar se nuk ka rendësi në cilin klub, thjesht dëshiron ribashkimin me vëllain në futboll.
“Po, nëse jo në Arsenal atëherë në Basel kur ai të rikthehet në Zvicër. E kam ëndërr të luaj me vëllain tim përsëri. Qoftë në Arsenal po Basel, nuk ka rendësi”, shtoi ai. /arbresh.info/
/arbresh.info/
Norvegji, treni me 90 pasagjerë del nga shinat
Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave n...
Presidentja e KE-së vizitë në Shkup, thekson nevojën për mir...
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Tetori rozë, Osmani: Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në...
Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe d...