Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka e pranon se dështimit për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve është shumë frustruese për të.
“Topçinjtë” humbën shansin e madh pasi u mposhtën nga Chelsea në finalen e UEFA Evropa Ligës me rezultat 4 me 1 mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur nëse është e dhimbshme për të qenë sërish në Evropa Ligë, futbollisti kosovar tha: “Po, sigurisht sepse unë mendoj se kemi pasur një sezon të mirë – nëse lini jashtë pesë ndeshjet e fundit në Premierë Ligë”
“Ne kishim një shans të dytë për tu kthyer dhe për të shkuar në Ligë të Kampionëve, por nëse ju nuk shfrytëzoni mundësitë, ju do të qëndroni në Evropa Ligë”
“Ju mund të thoni shumë tani, por nuk është koha për të shpjeguar pse dhe çka ndodhi. Ne humbëm sot. Nuk dua të flas për pesë javët ose 10 javët e fundit”
“Mendoj se sot ishte një shans e madhe për ne dhe nuk e shfrytëzuam”, përfundoi Xhaka./arbresh.info/
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...