Granit Xhaka është njëri ndër lojtaret në radarin e trajnerit portugez, Jose Mourinho.
Sipas Mediave angleze, Xhaka tashmë ka rinovuar kontratën e tij me “Topçinjtë” deri në vitin 2025.
Ac Roma ka shprehur interesim mjaftë të madh për kosovarin, por Arsenali ka kërkuar një shumë prej 17 milion funtesh, kurse klubi italian ka konsideruar si një shumë të madhe.
Sipas Gazetarit Fabrizio Romano, Xhaka ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2025 duke i rritur rrogën, andaj bisedimet e lojtarit me klubin italian tashmë kanë përfunduar.
28-vjeçari ishte mjaftë i interesuar te largohet nga Arsenali, për t’u bashkangjitur ekipit te Jose Mourinho.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas miqësores kundër Chelsea, ka deklaruar se Granit Xhaka do të qëndrojë tek klubi dhe atë e konsideron si lojtarin kyç të skuadrës./arbresh.info/
Dardhë, Rama: Destinacion turistik, do të pasohet me një tje...
Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: D...
Lajme dhe personalitete – ja çfarë kërkuan më shumë njerëzit...
Driloni i kujdesshëm, ndihmon Sarën ta vesh fustanin
KFOR-i amerikan patrullon në veri
Këto janë skuadrat më të mira për vitin 2024 sipas Benitez-i...