Janë bërë plot 25 vjet që prej se Arsenali e fitoi për herë të fundit një trofe evropian dhe Granit Xhaka dëshiron që patjetër t’i japë fund kësaj ecurie negative dhe ta shkruajë emrin e tij në historinë e pasur të klubit nga Londra veriore.
Fitorja 4:2 ndaj Valencias të enjten ia siguroi Arsenalit një vend në finale të Ligës së Evropës. Më 29 maj në Baku, Arsenali do të përballet me rivalin nga qyteti, Chelsean, transmeton Gazeta Express.
Kjo do të jetë finalja e parë evropiane e Arsenalit që prej vitit 2006. Hera e fundit kur “Topçinjtë” fituan një finale ishte viti 1994, kur e munden Parman 1:0 për trofeun Cup Winners Cup.
Kosovari përfaqësues i Zvicrës e pranon se kjo është pritje shumë e gjatë për një klub si Arsenali dhe këmbëngul se ai me bashkëlojtarë duhet patjetër ta rrëmbejnë trofeun.
“25 vjet, është një kohë e gjatë. Tani jemi në finale dhe e duam këtë trofe për klubin, për tifozët dhe për vetë ne lojtarët”, tha Xhaka.
“Çdo pjesë e historisë është e mirë. Të bën të jesh krenar nëse je pjesë e historisë së këtij klubi të mahnitshëm. Ama së pari duhet të fitojmë”, shtoi ai.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...