Derisa Sekretari i Përgjithshëm i Federatës futbollistike të Zvicrës, Alex Miescher, kishte pohuar se në Përfaqësuesen zvicerane duhet të shqyrtohet mundësia që në të ardhmen t’u ndalohet pjesëmarrja shtetasve të dyfishtë, pas aferës së festimit me shqiponjë dykrenare të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, federata kishte kërkuar falje të premten që lamë pas për këtë deklaratë.
Por, ky debat nuk po merr fund.
Siç shkruan “SonntagsZeitung”, lojtari i Zvicrës, Granit Xhaka, me prejardhje nga Kosova, ka vetëm pasaportë të Zvicrës. Ndonëse Federata Zvicerane e Futbollit ka thënë se Xhaka ka edhe pasaportë shqiptare, ky duket të jetë lajm i rremë, transmeton “Blick”.
Ai asnjëherë nuk ka pasur pasaportë të Shqipërisë e as të Kosovës. Madje as kombësi të njërës nga këto dyja. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati dhe këshilltari i Xhakës, André Gross.
Me sa duket, kjo informatë e gabuar ka ardhur nga një listë, të cilën lojtarët e kishin plotësuar më 2015. Në atë listë, Xhaka deklaron se kombësia e tij e dytë është ajo kosovare. Se nga i ka ardhur informata Federatës se ai ka pasaportë shqiptare, nuk dihet, transmeton Koha.net.
Edhe Xhaka kohë më parë e përshkroi veten si person me shtetësi të dyfishtë kur u sulmua në një intervistë nga sekretari i FFZ-së, Alex Miescher. Miescher kishte propozuar që në të ardhmen t’u ndalohet lojtarëve me shtetësi të dyfishtë të paraqiten për përfaqësuesen e Zvicrës. “Më ka zhgënjyer mua dhe të tjerët me shtetësi të dyfishtë”, kishte thënë Xhaka.
Mirëpo, këshilltari Gross thotë se Graniti nuk ka shtetësi të dyfishtë. Sipas një hulumtimi të “SonntagsZeitung”, as në ambasadën shqiptare në Bernë nuk ekziston ndonjë Granit Xhakë i lindur më 1992.
Gazeta zvicerane, siç shkruan Koha.net, thotë se mbetet mister çështja e shtetësisë së dyfishtë për Xherdan Shaqirin e Valon Behramin. Sipas të dhënave të FFZ-së, edhe ata duket të kenë pasaporta shqiptare. Por, dyshimet janë të mëdha.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...