Bayer Leverkusen ka arritur një fitore të thellë me rezultat 8:0 në ndeshjen e xhiros së parë të kundër skuadrës Teutonia Ottensen.
Nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti Granit Xhaka, për të cilin ishte ndeshja e parë zyrtare me fanellën e Leverkusenit, transmeton Arbresh.info.
Ai luajti 61 minuta, por nuk arriti të kontribuoj me gol apo asistim.
Tapsoda (16’), Boniface (42’), Wirtz (45+1’), Adli (59’), Frimpong (68’), Hlozek (75’, 90’) dhe Hofmann (81’) shënuan golat për Leverkusen për të kaluar kështu në rrethin tjetër të DFB Cup.
Kujtojmë që Xhaka u largua nga Arsenali për t’ju bashkuar skuadrës gjermane këtë verë./Arbresh.info/
Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildish...
Suns dhe Lakers pësojnë humbje në ndeshjet e para këtë vit
Natë kaotike në Gjermani, katër të vdekur dhe disa të plagos...
Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë...
16 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët në Shqipëri
Nga 1 janari në Maqedoni të Veriut nuk vlejnë patentë shofer...