Xhaka buzë kalimit te gjiganti italian

15:56 | 11 Nëntor 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka është në kërkim të një shtëpie në qytetin italian, Milano, duke i rritur dukshëm mundësitë për t’iu bashkuar Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas mediave zvicerane.

Milani e dëshiron Xhakën, një mesfushor i padëshirueshëm dhe i palumtur në Arsenal tani, qysh në afatin e ardhshëm kalimtar, i cili hapur pas më pak se dy muajve.

Humbja minimale të dielën kundër Juventusit bën që kuqezinjtë të ngelin në pozitën e 14 në Serie A, pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit.

RSI në Zvicër raporton se Xhaka është parë duke kërkuar shtëpi në Milano.

Unai Emery ia hoqi shiritin e kapitenit mesfushorit shqiptar të Arsenalit dhe ia dorëzoi atë sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, pas zënkës së Xhakës me tifozët e vet në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Crystal Palace.

Xhaka nuk ka luajtur për Arsenalin që prej atëherë dhe thuhet se nuk dëshiron të paraqitet më për topçinjtë pas mosmarrëveshjeve edhe me trajnerin.

Thuhet se Milani do ta ketë më të lehtë ta transferojë Xhakën falë Ivan Gazidis, drejtorit të klubit që deri këtë verë ishte pjesë e Arsenalit për më shumë se një dekadë.

Më 2016, Gazidis e kishte transferuar përfaqësuesin e Zvicrës në Arsenal nga Borussia Monchengladbach. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme