Granit Xhaka i ka dal në mbrojtje trajnerit nën presion Arsene Wenger duke thënë se do të vazhdojë qëndrimin në Arsenal përtej verës.
Trajneri i “Topçinjve” ka kontratë aktuale që skadon në fund të këtij edicioni dhe shumica e tifozëve të gjigantit londinez janë duke kërkuar që francezi të largohet pas 20 viteve në klub, transmeton portali arbresh.info.
Por, Wenger thuhet se është i gatshëm të vazhdojë kontratë edhe për dy vite dhe ylli shqiptar insiston se njerëzit kanë harrur për arritjet e tij. Granit Xhaka, i cili u transferua gjatë verës në Arsenal, shpreson që klubi të mos e ndryshoj trajnerin.
“Unë e di vetëm se ai është një trajner i jashtëzakonshëm, një person i mrekullueshëm, jashtëzakonisht i hapur dhe direkt”, tha fillimisht Xhaka. “Fatkeqësisht, vetëm në futboll konsiderohet vetëm situata aktuale dhe ajo që ndodhë në të kaluarën harrohet”
“Njerëzit kërkojnë që Arsenali të fitoj një titull, veçanërisht në Premierë Ligë. Por, ata harrojnë që lojtarët e rinj duhet integruar dhe asnjë trajner nuk mund të fitoj menjëherë ligën me shumë lojtarë të rinj”
“Pritshmëritë janë të mëdha, kështu që ne e dimë që nëse nuk i arrijmë ato, këtu do të ketë kritika”, përfundoi Xhaka./arbresh.info
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës