Google ADS

Xhaka: Babanë e burgosën kur ishte i ri, u detyra të dalë e të jetojë në Zvicër

23:51 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën angleze The Guardian, ku ka rrëfyer shumë gjëra në lidhje me të kaluarën e familjes së tij në Kosovë.

Babai i Granitit kishte kaluar tre vite e gjysmë në burg, si i burgosur politik nga sistemi jugosllav në Kosovë.

“Me aq sa di unë, muajt e parë të burgut shkonin mirë, por më vonë filluan ta rrahin si i burgosur politik”, fillon tregimin e tij Graniti.

Ragip Xhaka, babai i tij, ishte pjesëmarrës në demonstrata kundër qeverisë së Beogradit.

Në vitin 1986 ai ishte 22 vjeç, dhe student i Universitetit të Prishtinës.

“Si djali i tij, kjo është diçka që më prek shumë, dhe e kam në zemrën time”.

die-eltern-xhaka-ragip-und-eli

“Babai im është një kosovar krenar, dhe mendonte që atë kohë se ata kishin të drejtë të ekzistonin. Ai protestonte për të drejtat e tij”.

Prindërit e Xhakës emigruan në vitin 1990 për në Zvicër. Një vit më vonë, ata lindën djalin e tyre të madh, Taulantin, në Bazel. Ndërsa Graniti, lindi 18 muaj më pas.

Graniti thotë se Taulanti i ka ngjarë më shumë babait të tij me karakter.
xhaka_1466935682-1333103

Xhaka flet edhe për ambientimin në Londër, teksa aktivizohet me Arsenalin.

“Kam gjetur disa shqiptarë me të vërtetë të mirë këtu. Makinën e çoj për ta larë tek ta, pasi janë pronar autolarjesh. Bisedojmë për futboll, pasi ka edhe konkurrencë.

xhaka-1

“Disa prej tyre janë me Liverpoolin, Manchester Unitedin apo edhe Arsenalin. Bëjmë shumë shaka”, ka thënë Xhaka.

Futbollisti shqiptar tregon se është i thjeshtë në jetë dhe shoqërohet shumë me njerëz.

Të ngjashme