Xhaka, Ajeti dhe Mehmedi startojnë për Zvicrën që kërkon të ndryshojë situatën në Grupin D

17:36 | 8 Shtator 2019
Arbresh Info

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Zvicrës dhe Gjibraltarit.

Pas barazimit 1-1 me Irlandën, Zvicra do të kërkojë pikët e plota për të ndryshuar pozicionimin në Grupin D.

Pas tri ndeshjeve, Zvicra ka grumbulluar pesë pikë dhe gjendet në pozitën e tretë. E dyta renditet Danimarka me tetë dhe prin Irlanda me 11.

Për dallim nga ndeshja e kaluar, përveç Xhakës që ishte dhe sërish është kapiten, në ndeshjen me Gjibraltarin startojnë edhe shqiptarët; Albian Ajeti e Admir Mehmedi, raporton Gazeta Express.

Ndeshja do të nisë nga ora 18:00.

Formacionet ZYRTARE:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme