Trajneri i Barcelones, Xavi Hernandez ka habitur së fundmi me një deklatartë të tijë, kjo pasi para mediave ka thënë se nuk i pëlqen himni i Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Blaugrana, i ‘dënuar’ me Barcelonën ‘e tij’ në Ligën e Evropës pas përfundimit në vendin e tretë në grupin C të Champions, do të sfidojë Manchester United në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e parë të play-off, për një biletë për në fazën e 16-shes të kompeticionit të dytë të klubeve në Evropë. Një sfidë që sidoqoftë duket si një natë e madhe evropiane. Nata e Champions League…
Një prag të kësaj sfide, megjithatë, Xavi nuk harron eliminimin e dhimbshëm në Champions.
“Më zemëron ende duke dëgjuar himnin e Champions League nga shtëpia. Për historinë dhe madhështinë, ne duhet të jemi atje”, tha trajneri i katalanasve në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Më pas shtoi, duke iu referuar Manchester United: “Ne po kthehemi. Mendoj se të dyja skuadrat meritojnë të jenë në Champions, por ky është realiteti ynë dhe ne duhet të përballemi me të”.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...