Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivon”, ku ka folur për shumë ngjarje rreth klubit, prej tyre edhe rinovimi i kontratës së Xavi.
Marrëveshja aktuale e trajnerit të parë të Barcelonës përfundon më 30 qershor 2024, pra në fund të sezoni 2023-2024.
“Ai do të rinovojë kur ne të kemi bërë skuadrën ashtu siç dëshiron Xavi dhe kur klubi të mendojë se është koha e duhur”.
“Do të bëhet, por në kohën e duhur dhe kur klubi të ketë qetësinë që i nevojitet. Jo në kulmin e afatit kalimtar”, ka thënë Laporta.
Një nga çështjet që e shqetëson klubin është edhe situata me “Fair Play-n Financiar”, gjë që është duke e stopuar rinovimin e trajnerit dhe këtë e pranoi edhe Laporta.
“Xavi duhet të jetë i qetë, sepse ai dhe stafi i tij e kanë të garantuar rinovimin. Brenda mundësive të klubit, Xavi dhe stafi i tij do të jenë të kënaqur me punën dhe pagat që përfitojnë”, ka thënë i pari i klubit katallan.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...