Xavi zbulon arysen pse refuzoi stolin e Barcelonës

20:50 | 16 Janar 2020
Arbresh Info

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar se ka refuzuar mundësinë për tu bërë trajner i kampionit të Spanjës.

Para dy ditëve trajneri Ernesto Valverde u shkarkua nga posti, ndërsa pasues i tij u zgjodh ish trajneri i Real Betis, Quique Setien, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, para se të emërohet ky i fundit, Barcelona dëshironte që Xavi të jetë në krye të skuadrës, ofertë e cila u refuzua nga ky i fundit.

Tekniku spanjoll i cili për momentin është në krye te Al Sadd ka shpjeguar arsyen pse refuzoi këtë mundësi të ‘artë’. Ai beson që është herët për tu bërë trajner i Barcelonës.

“Po, morra një ofertë nga Barcelona në prezencën e Eric Abidal dhe Oscar Grau, por nuk e pranova”

“Është shumë herët për tu bërë trajner i Barcelonës, por do të jetë ëndrra ime për të qenë trajner i Barcelonës në të ardhmen”

Barcelona për momentin është lider në La Liga me pikë të barabarta me Realin, por ka golaverazh më të mirë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme