Barcelona dhe Parisi nesër luajnë sfidën e kthimit në kuadër të çerekfinales së Champions League.
Para ndeshjes në një konferencë për media trajneri blaugran, Xavi Hernandez tregoi se ku do të çaloj skuadra e tij, shkruan Arbresh.info.
“Pezullimi i Sergi Robertos dhe Andreas Christensen? Mungesa e tyre do të jetë e dukshme”, tha Xavi fillimisht.
Ai tutje foli për rëndësinë dhe vlerën e këtyre tre futbollistëve që kanë në lojën e Barcelonës.
“Do të na duheshin sepse ka momente në lojëra dhe do të thosha se janë humbje të ndjeshme. Mungesa e tyre është e keqe për ne sepse nuk kemi shumë opsione në qendër të fushës”, shtoi tutje ai.
Hernandez potencoi se ata kanë një shans të mirë për tu kualifikuar në gjysmëfinale.
“Megjithatë, unë mendoj se çelësi është të jemi një ekip, të gjithë së bashku. Në sulm, në mbrojtje. Mendoj se nëse jemi një ekip, kemi një shans të mirë për të kaluar në gjysmëfinale”, vazhdoi Xavi.
Teksa dha lajmin e madh për të gjithë tifozët e Barcelonës në lidhje me Pedrin.
“Unë e shoh Pedri të gatshëm për të filluar. Të gjithë ata që thirren janë gati të luajnë 90 minuta. Gjatë pjesës së parë do të flasim për lodhjen ndër të tjera. Pedri do të jetë shumë i rëndësishëm nesër”, theksoi Xavi.
Ndeshja e parë përfundoi 3-2 në të mirë të Barcelonës dhe skuadra e Xavit ka një shans të mirë të prek gjysmëfinalen e kësaj gare pas shumë vitesh./Arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...