Menaxheri i Barcelonës, Xavi, ka pranuar se Joao Felix do të luaj në qendër si dhe krah të sulmit.
Felix vulosi një huazim në ditën e fundit nga Atletico Madrid te Barcelona dhe doli nga stoli për të bërë debutimin e tij në fitoren 2-1 të së dielës ndaj Osasuna-s.
Felix pritet të startoj për Barcelonën dhe Xavi pranoi se mund ta përdorte 24-vjeçarin kudo në sulmin e tij.
“Unë e shoh atë edhe si sulmues dhe në krahun e majtë, dhe gjithashtu të djathtën. Më pëlqeu Joao Felix. Ai ka ndihmuar. Do të theksoja qëndrimin e tij, i cili është shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai është rehat duke shkuar nga krahu në brendësi. Ai mund të luajë si 9, në të djathtë, por ai është më pak i rehatshëm atje. Ai është i gjithanshëm, ai do të na japë alternativa dhe do të na ndihmojë shumë”, tha ai.
Barcelonës iu desh një penallti në minutën e 85-të nga Lewandowski për të siguruar të tre pikët kundër Osasuna-s, dhe ndërsa Xavi ishte i kënaqur me rezultatin, ai pranoi se performanca ishte pak për të dëshiruar./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...