Google ADS

Xavi thotë se “dera është gjithmonë e hapur” për kthimin e Messit në Barcelonë

19:59 | 19 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Spekulimet rreth rikthimit të mundshëm të Lionel Messit në Barcelonë kanë filluar të rriten më shpejt se kurrë.

Duket se argjentinasi nuk është aspak i kënaqur me jetën e tij në Paris. Ai ka luftuar për të ofruar shkëlqimin e tij të zakonshëm në Ligue 1, duke shënuar vetëm dy gola në 18 paraqitje në ligë. Ai madje iu nënshtrua talljeve gjatë fiotres së fundit të PSG ndaj Bordeaux.

Kjo ishte çuar në raporte që sugjeron dëshirën e Messit për t’u rikthyer në Barcelonë, me babain e tij, Jorge Messit që i telefonoi klubin dhe diskutonte mundësinë e një rikthimi të mundshëm në Camp Nou.

Në një konferencë për media në prag të El Clasico-s së ardhshme, Xavi ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve, duke thënë se dera është gjithmonë e hapur që Messi të kthehet në Barcelonë.

“Mendoj se Messi është lojtari më i mirë në histori dhe në këtë klub. Dera e rikthimit të tij është gjithmonë e hapur, por tani ai ka një kontratë me PSG-në”, tha ai.

Xavi dhe Messi ishin bashkëlojtarë te Barça për më shuë se një dekadë, me dyshen që fituan katër UEFA Champions League dhe shtatë tituj të LaLigës së bashku.

“Për sa kohë që unë jam trajner, dera është gjithmonë e hapur për Messin, edhe nëse ai vjen çdo ditë për të parë stërvitjen ose thjesht për të folur me mua. Ajo që na dha është e paçmueshme. Ai ëhstë lojtari më i mirë në hisotri, por ka një kontratë me Parisin”, përfundoi tekniku spanjoll.

Duket se menaxheri i Barcelonës është i vetëdijshëm për impaktin financiar të përpjekjes për të joshur Messin nga kontrata e tij aktuale me PSG, e cila nuk skadon deri në vitin 2023./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme