Xavi beson se Frenkie De Jong është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë dhe ndër lojtarët më të mirë tek Barcelona, por performancat e tij nuk marrin merita të mjaftueshme.
Barcelona fitoi La Liga sezonin e kaluar me një diferencë prej 10 pikësh ndaj rivalëve të Real Madridit. Mesfushori holandez u paraqit në 43 ndeshje për gjigantët spanjollë sezonin e kaluar, por Xavi beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij në shumë rastë nuk marrin meritat që iu takojnë.
Ai tha se të jesh një lojtar i Barcelonës duhet të jesh shumë i fortë mentalisht.
“Këtu tek Barcelona nësë një lojtar meriton notën tetë, ata i japin një gashtë. Nëse ai është një dhjetë, ata i japin një tetë. Një lojtar i Barcelonës duhet të jetë shumë i fortë mentalisht. Ne mundohemi të ju dhurojmë vetëbesim. Frenkie është një ndër mesfushorët më të mirë në botë”, ka thënë Xavi në një intervistë per “Eldesmaruqe”.
De Jong iu bashkua Barcelonës nga Ajaxi në vitin 2019 për shumën e 79 milionë eurove. Që nga ajo kohë ai është paraqitur në 190 ndeshje për klubin, duke shënuar 16 gola në këtë periudhë.
26-vjeçari i cili ka qenë për një kohë të gjatë objektiv i Manchester United ka dëshmuar të jetë një blerje e qëlluar për katalanasit në këto vitet e fundit dhe Xavi i cili mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2021, mendon se ai duhet të vlerësohet më shumë.
Sfida e radhës për De Jong dhe bashkëlojtarët e tij është ajo ndaj Granadas të cilën do ta luajnë këtë të diel në udhëtim./Telegrafi/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...