Xavi s’heq dorë nga Gundogan, e dëshiron atë më çdo kusht

10:39 | 15 Qershor 2023
K.B

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i yllit të Man Cityt, Ilkay Gundogan.

Në fakt, mesfushori gjerman prej kohësh është i lidhur me transferimin në ‘Camp Nou’.

Xavi sipas medieve italiane, është duke insistuar që ta bind Gundoganin që të transferohet në Barcelonë.

Kampionët e rinj të Evropës, thuhet se po bëjnë çmos që të ‘blindojnë’ gjermanin të paktën edhe për sezon, megjithatë, strategu katalonas është i bindur se Gundogan do të jetë pjesë e skuadrës së tij në sezonin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme