Real Madrid ka shënuar fitore ditë më parë kundër Paris Saint-Germain.
Madrilenët kanë treguar superioritet në takimin e parë duke triumfuar 3-1 në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Xavi Hernandez ka analizuar takimin mes këtyre dyja skuadrave duke thënë se madrilenët luajtën shumë mirë kundrejt parisienëve që bënë disa gabime.
“A luajtën me shumë personalitet madrilentë apo luajti keq PSG?. Reali ka luajtur keq ose thënë ndryshe, diferenca mes këtyre dy ekipeve është se Madridi mund të fitojë duke luajtur keq ose kur ata nuk janë më të mirë se kundërshtarët mund të triumfojnë”.
“Barça duhet të luajë mirë për të fituar, në njëfarë mënyre, ai nuk mund të tradhtojë filozofinë e lojës. Ata janë më të mirë, nëse dominojnë ose mbizotërojnë lojën me posedim të topit. Filozofia e tyre është të fitojnë. Kjo është ajo që i bën ata kaq shumë të mirë për të fituar, sepse mund të konkurrojnë në mënyra të ndryshme”.
“Në Bernabeu, për shembull, PSG luajti si Barça, ata donin të impononin veten, por kur trajneri Unai Emery largoi Edinson Cavanin dhe e zëvendësoi Meunierin, parisienët humbën dominimin. PSG është me të vërtetë ishte duke e kontrolluar lojën, por është e padobishme ta bësh atë kundër Realit, nëse nuk i materializon mundësitë për realizimin e golave”, tha Xavi.
Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars në stadiumin Parc de Princes./Telegrafi
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...