Xavi: “Real Madrid është si një kameleon”

18:29 | 19 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mori pjesë në pyetjet e mediave të shtunën pasdite përpara udhëtimit të tyre në Madrid të dielën.

Tradicionalisht, stili i Barcelonës është më i zakonshmi që paraqitet në konferencat për shtyp para ndeshjes, por në këtë rast Xavi u pyet edhe për atë të kundërshtarët të tij.

“Madridi është i ngjashëm me kameleonët, kurrë nuk e di nëse do të presin për ty apo do të bëjën presion. Kundër PSG-së ata luajtën një gjysmë ore të fundit brutale me presion. Unë jam duke vizualizuar një ndeshje që është shumë më e ngjashme me atë të Superkupës, me Madridin që pret kundërsulmin. Por ata gjithashtu mund të shypin lart. Do ta shohim”.

Me rivalët e tyre, Real Madrid po i mungon sulmuesi kryesor, Karim Benzema, Xavi u pyet gjithashtu nëse kjo do të ndikonte në mënyrën se si ai ngriti ekipin e tij.

“Benzema është një nga nëntë më të mirë të botës, është një humbje e rëndësishme, por nuk ndryshon asgjë në strategjitë tonë. Mendoj se mund të ndryshojë diçka për ta”.

Padyshim që kërcënimi kryesor sulmues për Los Blancos bëhet Vinicius Junior, i cili është i dyti pas Benzema për sa i përket golave këtë sezon për Real Madridin. Barcelona do të jetë pa Sergino Dest për ndeshjen megjithatë, gjë që mund të shkaktojë probleme nëse veteran, Dani Alves duhet të merret me ritmin e bashkatdhetarit të tij.

“Araujo me Vinicius? Ka shumë mundësi, jam i padrejtë me shumë lojtarë, shumë prej tyre mund të hyjnë, por të gjithë duhet të jenë të përgatitur sepse të luash gjysmën e fundit mund të bëjë diferencën”.

Real Madrid do të jetë gjithashtu pa Ferland Mendy, ndërsa Barcelona është pa Sergi Roberto, Ansu Fati dhe Samuel Umtiti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme